Më në fund… Rama uron presidentin Trump (FOTO LAJM)

Ditën e sotme sekretari i Ri i Shtetit në Departamentin e Drejtësisë Amerikane Jeff Sessions ka marrë një mesazh urimi nga ministri i sapozgjedhur i Drejtësisë Petrit Vasili.

Por si duket Vasili nuk është i vetmi anëtar i qeverisë shqiptare i cili dërgon një letër urimi administratës së Trump, pasi një faksimile e zbuluar nga JavaNews ka bërë të ditur zbulimin e pyetjes së madhe nëse kryeministri Rama ka uruar Trump për presidencën.

Letra e urimit mësohet të jetë dërguar më datë 20 Janar ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.

“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë”-shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.

Gjithashtu mësohet se edhe ministri Ditmir Bushati, përmes një letre urimi, i është drejtuar Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.

Letra e ministrit të Jashtëm mban datën 2 shkurt. Kjo, pasi Sekretari amerikan i Shtetit u betua në fillim të këtij muaji pasi mori aprovimin e Senatit me 56 vota pro.

Kujtojmë se debatet e mëdha për urimin e Ramës në adresën e presidentit të SHBA-së Trump vijnë për shkak se Rama gjatë përiudhës së zgjedhjeve e konsideroi Trumpin një zgjedhje jo të mirë për amerikanet dhe të gjithë botën./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori