“Më grabitën 200 euro”, policia nxjerr zbuluar të riun që humbi lekët në ….
Mëngjesin e djeshëm në polici është denoncuar një grabitje, ku një i ri rrëfente se është grabitur gjatë kohës që po kthehej në shtëpi.

Por sipas policisë pas hetimeve të kryera mësohet se ngjarja është e inskenuar nga i riu dhe se në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjë vjedhje.

I riu me inicialet G. Gj., ka denoncuar në polici rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën ”Bab Rexha”, dy persona të panjohur, me një motor i kanë marrë me dhunë, portofolin me 200 euro dhe 18.000 lekë.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur hetimet, por ka zbuluar se ka një mospërputhje me kohën që i riu thotë se ka qenë jashtë shtëpisë së tij.

E pikërisht nisur nga kjo gjë, policia dyshon se i riu mund ti ketë humbur paratë në ndonjë loto dhe për të justifikuar humbjen e tyre, ka bërë denoncimin se gjoja është grabitur. /albeu.com/



Shtuar më 28/02/2017, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori