Zjarri te ish-Parku merr përmasa të mëdha, pas lokalit zjarri përhapet te dy pallatet (VIDEO)

Zjarri te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ka marrë përmasa masive.

Fillimisht nisi te një lokal, por më pas u përhap në të gjithë pallatin.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, fikja e tij është bërë e vështirë.

Siç shihet dhe nga pamjet, dy pallatet po digjen, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

@albeu.com #tirane #zjarr #viral #viralvideo #viraltiktok #fyp #albeu #albeucom #fypシ゚ #fypシ゚viral #shqip #shqiptaretneperbote??? ♬ original sound – ALBEU

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 14.09.2023 15:02