Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Tiranë.
Raportohet se dy marokenë janë arrestuar nga Policia e
Tiranës, pasi sulmuan me thikë një
sirian, të cilit më pas i grabitën telefonin, lekët dhe rrobat e trupit.
Burimet bëjnë me dije se dy
marokenët janë identifikuar si Hysein Albasari dhe Nouredin Boulan, të cilëve gjatë kontrolleve të kryera nga policia u janë gjetur varëse argjedi, byzylykë dhe një shumë e vogël parash.
I riu nga Siria që ra pre e grabitjes, i cili bëri edhe denoncimin në polici, tha se dy
marokenët gjatë
ditës lypin,
ndërsa natën vjedhin.
Ai i ka treguar policisë se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht pak ditë më parë.
I riu sirian tha:
Hyra përmes kufirit me Greqinë gati 15 ditë më parë, në Tiranë kam vetëm 5 ditë.
Ai tregoi se së bashku me dy
marokenët kanë lypur në Tiranë,
ndërsa flinin kryesisht në godina të braktisura.
Mirëpo, në një ditë kur siriani po bisedonte në telefon me familjen e tij, njëri nga
marokenët i vendosi thikën në fyt dhe e grabiti,
ndërsa tjetri e goditi me thikë në krah.
Më tej ata i vodhën shumën që kishte prej 14 mijë lekë, telefonin, karikuesin dhe pantallonat thuhet në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, përmes të cilës i sugjerohet gjykatës të caktojë arrest me burg për akuzën e grabitjes. /tch
Shtuar më 15/05/2020,
ora 21:06