Lyen pakot e kokainës me parfum për të shmangur nuhatjen e qenve, arrestohen shqiptari i pastrehë në Itali
Policia Italiane bëjnë me dije se kanë vënë në pranga një 38 vjeçar pasi është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap me kokainë.

Mësohet se Stefan Dushku ishte i pastrehë dhe sipas mediave fqinje kishte shkuar në Itali për të kërkuar punë. Gjatë kohës që u kap në flagrancë nga karabinierët Dushku ndodhej në automjet me 51-vjeçarin Maurizio Agostini, ish-menaxher i një bari në periferi të Trentos.

Reagimi i dyshimtë në makinë i këtyre dy personave bëri që policia të kontrollonte automjetin, duke gjetur në bord 3 pako me kokainë të pastër. Droga ishte e mbështjellë me qese të lyera me parfum për të evituar nuhatjen e qenve të policisë.

Të arrestuarit i kishin fshehur dozat e kokainë në kroskotin e makinës së tyre Hyundai Atos. Megjithatë karabinierët e patën të lehtë të gjejnë drogën e fshehur./albeu.com/


Shtuar më 02/02/2017, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori