Lëvizte me armë pa leje, arrestohet laçiani
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi lëvizte i armatosur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Ardit Lala, banues në Laç.

Të njëjtat burime theksuan se gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe shtatë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./albeu.com/


Shtuar më 28/02/2017, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori