Lëviznin me automatik poshtë xhupit, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Dy persona u arrestuan kuadër të operacionit të koduar “Prita”, pasi lëviznin me automatik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas janë nuhatur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë.
2. Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si "Fushë-Kërçike", Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- Dy armë zjari automatik, tip "AK-47" dhe dy krehër.
Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 23/11/2016, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori