“Lutuni t’a kaloj këtë sëmundje”, Kuvendi 1 minutë heshtje për ish-ministrin
Pëlqej
Kuvendi i ka nisur sot punimet me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të Dritan Priftit, ish-deputet dhe ish-ministër në Kuvendin e Shqipërisë.

Prifti u nda dje nga jeta pas një beteje të gjatë kundër një sëmundje të rëndë gjaku.

Sot do të mbahen homazhe tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë në orën 13:00.

Njoftimi

Miq e dashamirës, sot më dt. 13 Tetor, ora 10-12 paradite zhvillohen homazhet në nderim të Dritan Priftit në muzeun kombëtar.

Në orën 13:00 zhvillohet funerali në Shish Tufinë.
Ju falenderojmë për respektin.

Familja Prifti!

Kush ishte Dritan Prifti?

Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Postimi I tij në rrjetet sociale daton pak para zgjedhjeve ku ai i pikëlluar shkruan se nuk mundet të garojë në zgjedhje për shkak të sëmundjes nga e cila po vuante.

Postimi i plotë në Facebook:

Pershendetje miqte e mi.

E di qe jeni kurioz te dini nese une do kandidoj ne zgjedhjet e 18 qershorit.

Nuk do kishte kenaqesi me te madhe per mua sesa te kisha mundesi te kandidoja dhe perfaqesoja perseri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku.

Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.

Nuk dua te merziteni. Keto zgjedhje nga menyra si po behen, pa opoziten, do deshtojne dhe do riperseriten shpejt. Lutjuni Zotit nese besoni qe une ta kaloj shpejt kete semundje dhe te jemi bashke ne momentin me te pare.

Une nuk do votoj ne keto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise.

Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.

Ju perqafoj

Dritan Prifti /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori