Lutaj: "Vetëvrasja" Bardhosh Myrtajt nuk është konfirmuar
Pirro Lutaj
Deputeti i PS-së Pirro Lutaj, në një lidhje telefonike per “Ora News” deklaroi se është ende e pakonfirmuar nëse është vetëvrasje apo jo, përsa i takon vdekjes se djalit të Faik Myrtaj, Bardhosh Myrtaj, 22 vjeç.

Një ngjarje e rëndë ka goditur sot familjen e Faik Myrtaj, demonstruesit që humbi jetën nga plumbat në demonstratën e opozitës më 21 janar. Për këtë, Lutaj theksoi se situata mbetet ende dramatike sikurse nuk mund të shmanget pergjegjesia e autoriteteve.

“Opinioni në qarkun e Fierit është ndodhur perpara një lajmi tragjik. E kemi perjetuar me dhimbje. Unë ndodhem në ambjentet e spitalit të Fierit dhe do të nisemi drejt banesës së familjes Myrtaj”, tha Lutaj .

Ndërkaq, deputeti i PS-së theksoi më tej se opinjoni publik është i shqetësuar për ngjarjet e njëpasnjëshme në prag fushate, ndërsa maxhoranca, për të, është e fokusuar në këto fushata, duke mos ruajtur rendin e sigurinë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2011, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori