Lushta: Ende nuk ka vendim per Gjakoven
Albeu.com
Sa i përket procesit gjyqësor rreth zgjedhjeve në Gjakovë, të kontestuara nga AKR-ja, përkatësisht Mimoza Kusari, kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta ka bërë me dije se ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për rastin e Gjakovës.
“Nuk kemi marr asnjë vendim nga Gjykata Kushtetuese, seanca dëgjimore ka qenë, por as një vendim as me shkrim as me gojë nuk kemi marr. Edhe KQZ-ja edhe pala tjetër i kanë treguar argumentet e veta dhe nuk mund të paragjykoj se çfarë vendimi do të merret”, është shprehur Lushta.
Kjo e fundit e ka mbrojtur para Gjykatës Kushtetuese vendimin e KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve në Komunën e Gjakovës pa u përfunduar shqyrtimi i lëndëve të AKR-së në Gjykatën Supreme.
Shtuar më 25/02/2010, ora 16:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori