Lushnje, makina e policisë përplas motorin, humb jetën 43-vjeçari
Një gjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat ku një person i cili po udhëtonte me motor ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë policie.

Policia sqaron se në fshatin Kashtëbardhë është përplasur mjeti i policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë, me targa Policia 2244 , me motorin me drejtues shtetasin I.L, 43 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.

Për pasojë u dëmtua shtetasi I.L i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Ndërkohë Prokuroria po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2016, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori