Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një person për posedim të 43 kg
kanabis sativa.
Sipas burimevë nga
policia i arrestuari është Arben Begaj, 32 vjeç banues në fshatin Cerkovivë, Vlorë.
32-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur "Rotondua e Savrës",
Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme pas kontrollit që iu bë mjetit tip Volkswagen me targa AA 488 HL ku u konstatua dhe lënda
narkotike.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar
narkotike ishte e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve
narkotike”. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017,
ora 10:08