Lushnje, goditet nga makina, vdes 83-vjecarja
Albeu.com
Një 83-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.00, në lagjen "Skënder Libohova" në Lushnje ku shtetasja M.P, 83 vjeç, ishte ...... duke ecur në rrugë kur është goditur nga një makinë tip fuoristrad me targa B502X me drejtues shtetasin Rafael Sefa. Megjithë ndihmën mjekësore të dhënë në Spitalin Rajonal Lushnje, e moshuara ka gjetur vdekjen në spital. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të aksidentit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në momentin e kryerjes së aksidentit si dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Shtuar më 23/07/2010, ora 10:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori