Një 37-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj
urdhrit të uniformave blu.
Ai quhet Julian Sulo dhe sipas policisë, ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW të
blinduar, kur në
lagjen "Gafur Muço" të
Lushnjes iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll.
37-vjeçari nuk iu bind
urdhrit dhe u arratis, duke braktisur më pas makinën dhe u largua në këmbë nëpër rrugicat e qytetit. Uniformat blu të
Lushnjes dhe FNSH e Fierit u vunë në ndjekje të tij, dhe e arrestuan në
lagjen "18 Tetori".
Mësohet se në afërsi të mjetit të braktisur u gjet një pistoletë tip “Grand Poëer Q 100”, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018,
ora 11:17