Lushnjari kap mat hajdutin në shtëpi: E dhunon dhe e mban peng 5 orë
Pëlqej
Një shtetas në Lushnje ka kapur "mat" hajdutin, e ka dhunuar e ka mbajtur peng 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pa dijeninë e policisë pasi personi që u tentua të grabitej nuk e ka njoftuar policinë.

Por pas ngjarjes policia ka vënë në pranga tre persona, hajdutin, vëllainë e tij dhe personin që u grabit.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:

-Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.
-Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.
-Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.

Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.

Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale:

• “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.

• “Përvetësimi i sendeve të vjedhura” parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.

•”Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga Neni 277 dhe 110 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori