Lushnjari i përvishet keq Ramës: Qeverisje si kjo s'kemi parë!
Një qytetar lushnjar i është përveshur Ramës gjatë mbledhjes që po zhvillohet në këto momente në Lushnje.

Qytetari i cili është rreth 70-vjeç i ka kërkuar llogari kryeministrit për reformat në bujqësi duke deklaruar se të gjithë mallin e kanë hedhur në kanal dhe nuk kanë marrë asnjë lek nga subvecionet.

Por kryeministri Edi Rama i lodhur nga dëgjesa ka tentuar disa herë t’i ndalojë fjalën, madje edhe t’i shkëpusë mikrofonin.

Qytetar: Zoti kryeministër, kemi dëgjuar se janë dhënë 20 milionë lekë për subvecione në bujqësi.

Ne si fermerë i kemi hedhur të gjitha prodhimet në kanal, dhe skemi marrë asnjë lek. Unë se di ku kanë shkuar leket vetëm nëse i kanë marrë këto të LSI...

Rama: 1 minut mo ...

Qytetari: Më lër të flas se jam 70-vjeç, moshë e madhe.

Rama: Të të përgjigjem pra...

Qytetati: Ne si fermer nuk kemi parë qeverisje të tillë, të keqe, si këto vite...

Rama: Nuk je 70-veç, ty duhet të të martojmë prap... /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori