Lushnja përfiton financime nga rishikimi i buxhetit
Pëlqej
Kryeministri Rama inspektoi këtë të martë punimet në sheshin qendror të Lushnjes, ku pohoi se falë rishikimit në rritje të buxhetit, Qeveria do të financojë edhe 51 projekte të tjera, mes të cilave edhe rrugën Lushnje-Berat.

“Me rishikimin e buxhetit që do të votohet në Parlament, ne do të financojmë plotësisht 51 projekte, duke bërë të mundur që të vazhdojë me ritme shumë të larta puna e zvarritur për shkak të mungesës së fondeve, në rrugën që lidh Lushnjën me Beratin dhe transformimi i rrugës që lidh Lushnjën me Beratin do të jetë një vlerë e shtuar edhe për ju, edhe për qytetin tuaj, sepse ne e dimë të gjithë që Berati është një pasuri e madhe kulturore dhe turistike. Dhe prurjet që pavarësisht situatës së tmerrshme të rrugës kanë ardhur duke u rritur në Berat, me transformimin e rrugës dhe me transformimet që po ndodhin edhe në qytetin e Beratit do të shkojnë duke u shtuar.” tha kreu i qeverisë.

Me rishikimin në rritje në buxhetit të këtij viti do të përfundohen 51 projekte, një prej të cilave është edhe rruga Lushnje-Berat. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori