Lushnja në protestë për mbylljen e uzinës së përpunimit të naftës
Pëlqej
Banorët e fshatit PlugLushnje kanë dalë në protesta për të kërkuar mbylljen e uzinës së përpunimit të naftës në këtë fshat, pasi sipas tyre, shkakton ndotje të madhe të mjedisit.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve që ta largojnë uzinën nga fshati, duke kërcënuar me bllokimin e autostradës Lushnje –Fier në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Banorët e fshatit Plug thotë se shumë prej tyre janë të sëmurë për shkak të ndotjes që shkaktohet nga përpunimi i naftës. Ata kërcënojnë se do t’i venë flakën uzinës, nëse nuk largohet nga fshati.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë bllokuar hyrjen e uzinës, për të mos lejuar hyrjen e banorëve në ambientet e saj.


Shtuar më 09/08/2014, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori