Lunacek: S'ka integrim te Serbise, pa njohjen e Kosoves
Albeu.com
Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk realizon një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Prishtinës, njofton Qendra per Informim e Kosoves."Synimi im kryesor është integrimi në BE i të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëse ata janë serbë, shqiptarë apo të kombësisë tjetër", tha Ulrike Lunaçek, raportuese e posaçme e Parlamentit Evropian. Për t'u arritur ky qëllim, ka porositur ajo, nuk duhet shikuar nga e kaluara për drejt së ardhmes. Kontestimi i pafund i pavarësisë së Kosovës, kurrsesi nuk ndihmon. "Nuk po e shoh se dëshira e qeverisë serbe për ta integruar Kosovën është reale, prandaj mendoj se përgjegjësi e saj është që në mënyrë të drejtë të informojë qytetarët e Serbisë që gradualisht t'u bëhet e qartë se ardhmja e përbashkët dhe bashkëpunimi në kuadër të BE-së do të jetë zgjidhja më e mirë", ka deklaruar Ulkrike Lunaçek në një intervistë për gazetën "Danas" të Beogradit. Duke folur për rezolutën e propozuar nga ajo në Parlamentin Evropian, me të cilën u bëhet thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, Lunaçek tha se "është e domosdoshme një politikë e fuqishme e përbashkët e BE-së që të gjitha shtetet anëtare të kenë pozicion të njëjtë. "Pavarësia e Kosovës sot është de fakto një realitet, andaj sipas mendimit tim, nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të dusktojmë për këtë realitet sërish dhe nga e para", thotë Lunaçek.
Shtuar më 28/05/2010, ora 10:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori