Lunacek: S'ka bisedime as per statusin, as per ndarjen e Kosoves
Albeu.com
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën ka thënë se pavarësisht mendimit të GJND-se, nuk do të ketë bisedime rreth statusit e as për ndarjen e Kosovës.
Sponzoruesja e një Rezolute të miratuar nga Parlamenti evropian për vendin tonë Lunacek, tha se kjo është një po e fortë për integrimin e Kosovës së pavarur në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se Rezoluta kërkon fillimin e menjëhershëm të dialogut për liberalizimn e vizave për Kosovën dhe bën të qartë faktin se pas vendimit të GJND-së lidhur me legalitetin e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht nga cfarëdo mendimi, nuk guxon të ketë ndarje të Kosovës apo bisedime për çështje të statusit si dhe as për çfardo këmbimesh të territorit.

Ndërkohë edhe Prishtina zyrtare e mirëpret miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën. Si qeveria ashtu edhe opozita, e cilësojnë këtë dokument si shprehje e përkrahjes së BE-së për Kosovën.

Ndryshe nga Prishtina, Beogradi zyrtar nuk e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe ka kërkuar nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë që të mos e pranojnë atë. Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, ka thënë të enjten se për Serbinë është vendimtar momenti kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë vendimin mbi legjitimitetin e pavarësisë.
Shtuar më 09/07/2010, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori