Lunacek: Dialog mes paleve, ndryshe rezikohet integrimi
Albeu.com
Grupi kryesor Progresist në Parlamentin Europian i bën thirrje klasës politike shqiptare të nisë sa më shpejt dialogun në të mirë të zgjidhjes së situatës politike në të cilën ndodhet vendi që pas zgjedhjeve të kaluara.Libor Lunacek, Zëvendës Presidenti Social Demokrat Europian dhe raporteri ndihmës për përgatitjen e Rezolutës mbi proçesin e integrimit në BE të Shqipërisë nënvizoi faktin se të gjitha palët politike duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv,përndryshe ekziston një rrezik serioz që përpjekja e vendit për t'u anëtarësuar në BE të pezullohet.

Zoti Roucek tha: Ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale, mbi një bazë që do të mund t'i qëndroj kohës. "Është përgjegjësia e qeverisë të gjejë pa humbur kohë zgjidhje dhe mënyra për të ecur përpara, çka i nevojiten vendit teksa ecën drejt BE".

Ne përshëndesim progresin që është bërë në lidhje me përgatitjet për liberalizimin e vizave dhe i nxisim autoritetet që të punojnë shumë për të përmbushur të gjitha kriteret deri në fund të vitit 2010. Ne po presim që në Shqipëri palët politike të gjejnë mundësi për dialog. Kjo së bashku me votën e mbi raportin në terësinë e tij, do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur me efikasitet drejt integrimit europian, theksoi Roucek.

Progresi i secilit vend drejt BE varet nga përpjekjet e tij për t'ju përmbajtur kritereve të Kopenhagenit dhe kushteve të Proçesit të Stabilizim Asocimit.
"Perspektiva e integrimit në BE është një nxitje për disa reforma,"përsëriti raporteri socialdemokrat ndihmës për përgatitjen e Rezolutës për integrimin europian të Shqipërisë.

Shtuar më 09/07/2010, ora 22:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori