Lumi Shkumbin çan argjinaturën, Panariti: Banorët e Çermës të lënë shtëpitë
Në mesditë, lumi Shkumbin ka çarë argjinaturën, ndaj ministri Panariti ka apeluar që banorët e Çermës të largohen nga shtëpitë për të shmangur ndonjë tragjedi.

Banorët e fshatit Çermë të Lushnjes duhet të evakuohen, pasi lumi Shkumbin ka çarë argjinaturat në afërsi të këtij fshati.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili po inspekton zonën, u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të largohen nga shtëpitë.

Sakaq, ai ka njoftuar se po merren masa për riparimin e argjinaturës. Të gjithë eskavatorët janë drejtuar për në pikat e rrezikshme. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2016, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori