Videoja erotike në zyrën e Safet Gjicit, paralajmëron avokatja e Alma Kaçit: Do dalin të dhëna të reja

Avokatja e Alma Kaçit ka bërë me dije se Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën që do të shqyrtonte kërkesën e klientes së saj për masën e sigurisë.

Ndër të tjera, ajo paralajmëroi se shumë shpejt mund të nxjerrin të dhëna të reja.

40-vjeçarja, e cila shfaqej në videon intime të Safet Gjicit ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani.

“Gjykata e shtyu për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsion aktiv nuk kemi, nuk ekziston. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani”, pohoi ajo.

 


Shtuar 31.08.2023 11:06