“Lum” drogë në Llakatund, 8 të tjerë arrest me burg
Pëlqej
Gjykata e Vlorës gjatë ditës së sotme vendosi masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në fshatin DrithasVlorës, ku më 14 korrik u sekuestrua një sasi rekord prej 15 tonë lëndë narkotike.

“Arrest me burg” u vendos për 8 nga të arrestuarit dhe “detyrim paraqitje” për inspektorin e policisë.

Arrest me burg për:

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;

Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;
Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund.

Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur “detyrim paraqitjeje”. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori