Lulzim Basha zbulon arsyen pse ka hyrë në politikë
Në një takim me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për “Rrugëtimin për Shqipërinë”, Basha tha se plaga më e madhe e vendit sot është ajo e emigracionit të rinisë.

“Po ikin nxënësit, dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha Basha.

Ai shtoi më tej se ajo çfarë duhet, është një qeveri e cila punon për mirëqënie. “Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet.

Duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëria i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, u shpreh ai.

Kryedemokrati ka zbuluar ndër të tjera se arsyeja që e ka shtyrë për tu marrë me politikë, është padrejtësia që shikonte në vend. “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politik, është padrejtësia që shikoja në vend.

Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme. Modeli i qeverisjes me kriminelë, është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian.

Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qënë lajtmotivi i futjes time në politikë”, tha më tej numri një i opozitës.
Shtuar më 06/11/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori