Fansat këndojnë emrin e Shakirës, Pique humbet kontrollin: Unë jam kampion bote, ju jeni asgjë (VIDEO)

Gerard Pique e humbi kontrollin në një klub nate sepse njerëzit këndonin në mënyrë ritmike emrin e Shakirës dhe më pas i sulmoi verbalisht duke u thënë se është kampion bote.

Sipas hola.com, ish-futbollisti ka qenë në një lokal nate në Mardid dhe më pas ka dalë në skenë me mikrofonin në dorë për të folur.

Publiku filloi menjëherë të këndonte “Shakira” në mënyrë ritmike dhe DJ luajti “Waka Waka”, të interpretuar nga ish-bashkëshortja e Pique.

Kështu ai humbi kontrollin dhe bërtiti “Nuk më intereson, unë jam kampion bote dhe ju jnie asgjë”.

Pronarët e lokalit e kapën këtë moment në video, dhe pamjet bënë xhiron e internetit brenda pak orësh.


Shtuar 3.08.2023 16:14

Tags: ,