Lulzim Basha kërcënohet nga Maqedonia
Së fundmi ka pasur një kërcënim, por jo nominalisht për Lulzim Bashën.
Kërcënimi në një formë deklarate mësohet se ka ardhur rreth dy javë më parë nga një grup i vetëquajtur paramilitar shqiptar në Maqedoni.


Ata kanë kërcënuar të gjithë ata politikanë, të cilët sipas tyre janë duke shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të ndodhur përpara këtij fakti, Garda e Republikës ka vendosur që t’i përforcojë masat e sigurisë ndaj Lulzim Bashës, si i vetmi politikan i cili nuk ka eskortë të përforcuar, informon TCH.

Madje, edhe ish-kryeministri Berisha, të enjten në çadër, është shfaqur në publik me masa të shtuara të sigurisë personale. /Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori