Lulzim Basha kallëzohet për “21 Janarin”, urdhëroi hedhjen e lendëve kimike mbi protestuesit
Në prag të zgjedhjeve lokale rikthehen debatet dhe akuzat mbi demonstratën e 21 janarit. Në kulmin e debatit personal mes ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrit Saimir Tahiri, ky i fundit ka deklaruar se është përgatitur një kallëzim penal për Lulzim Bashën, i cili ishte ministër i Brendshëm në 21 janar 2011.

“Sot u depozitua padi për Bashën. Është gjetur se ka urdhra jashtë ligjit nga ministri”, tha Tahiri duke saktësuar se Basha do të akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjatë fjalës së tij Tahiri iu referua gjetjeve sipas tij në librin e shërbimit të Gardës së Republikës në 21 janar, ku shkruhet se Basha ka urdhëruar ngritjen e helikopterëve dhe hedhjen e lendëve kimike mbi protestuesit tek “Piramida”.

“Në librin e shërbimeve të gardës thuhet se Basha ka marrë në telefon gjeneralin e gardës dhe ka thënë që të ngrihen helikopterët dhe të hedhin lendë lakrimogjene mbi protestuesit”, - tha Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori