"Një kryeministër që nuk mban
premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë..."
Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur
koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga qeveria, pasi sipas tij, nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë.
Në një video-mesazh nga zyra e tij, Basha dëgjohet të thotë se familjaet shqiptare kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës, që tashmë vjen me të tjera
premtime boshe.
Kreu i Partisë Demokratike shton se angazhimi i tij i parë është se nëse nuk përmbush
premtimet gjatë mandatit të parë, nuk do të kërkojë një të dytë.
Mesazhi i plotë:
Të dashur miq, 8 vjet
premtime të pambajtura, 8 vjet dështime. Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur!
Dhe tani, vjen me
premtime të tjera, boshe. Një kryeministër që nuk mban
premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin.
Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.
Ka ardhur
koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur
koha ta largojmë Edi Ramën! Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 16:59