Lul Berisha dhe Klement Balili shpëtuan, ish-ministri tregon kush e dekonspiroi policinë (FOTO LAJM)
Pëlqej
Edhe pse për ta ka urdhër ndalimi, Lulzim Berisha kreu i bandës dhe Durrësit dhe Klement Balili i cilësuar si Eskobari i Ballkanit nuk u kapën mbrëmë pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit të angazhuara.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ai që dekonspiroi informacionin ishte pikërisht Fatmir Xhafaj dhe këtë e bëri një javë parë.

"Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”, shkruan Manjani në Facebook.


POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori