"Luks qeveritar e palma korrupsioni, Shqipëria më mirë pa Ramën"
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka komentuar raportin e INSTAT për gjendjen e ekonomisë shqiptare. Ai nënvizon se raporti i INSTAT konfirmon situatën e keqe ekonomike dhe rënien e fuqisë blerëse për shkak të rritjes së çmimeve.

"INSTATI i Rames rikonfirmon krizën Rama. Fuqia blerese e shqiptareve dhe konsumi vazhdojne te bien ne renie te lire. Sipas INSTAT-it, nen kontrollin qeveritar norma vjetore e inflacionit prill 2016 rezultoi 0.3% tregues i kerkeses se dobet, nderkohe qe edhe dy muajt e meparshem kane rezultuar perkatesisht 0.2% dhe 0.3%.

Por edhe pse inflacioni eshte shume i ulet, çmimet qe prekin çdo shqiptar jane rritur per grupin "sherbimi arsimor" me 4.8%, per "fruta" me 22.3%, per "zarzavate perfshire patatet" me 6.1%.

Shifrat qeveritare edhe pse te kuruara rikonfirmojne ate qe çdo shqiptar e ndjen ne lekure dhe e ka te shkruar ne sy: krizen e thelle ekonomike, papunesine, varferine qe jane pasoja te drejtperdrejta te korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare ne tatime, dogana dhe prokurime, taksave te larta dhe arbitraritetit te pafre ndaj biznesit dhe fermereve.

Zgjidhja eshte Shqiperia e taksave te uleta, qe lufton korrupsionin ne dogana dhe tatime dhe do ti ktheje frymemarrje financiare konsumatorit dhe biznesit, zgjidhja eshte Shqiperia qe investon buxhetin per rroga dhe pensione me te larta, subvencione per bujqesine dhe vende te reja pune permes investimeve publike dobiprurese dhe jo luks qeveritar e palma korrupsioni. ‪‎Shqiperia‬ me mire pa Edi Ramen". /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori