Kadyrov, “i biri i i Putinit që nuk e pati kurrë”: Jeta e luksit e liderit çeçen që mbështetet nga Kremlini (FOTO LAJM)

Ramzan Kadyrov, që njihet si mbështetës i presidentit Vladimir Putin, me ndihmën e këtij të fundit e udhëheqë Çeçeninë me dorë të hekurt. Kadyrov e trajton Çeçeninë si një çiflig privat njëkohësisht është njeriu më i pasur në Çeçeni dhe besohet se pasuria e tij arrin në 200 milionë dollarë. Ai përshkruhet edhe si i biri i Putinit të cilin presidenti rus nuk e pati asnjëherë.

Njeriu më besnik i Putinit, Kadyrov, mban një revole të veshur me ar, shfaq koleksionin e tij të orëve prej 1 milionë dollarësh dhe zotëron një stallë kuajsh në Dubai dhe disa të tjerë në mbarë botën. Ai është baba i 12 fëmijëve shkruan Daily Mail.

Ishte afiniteti i tij për garat me kuaj që i dha atij një vend në titujt kryesorë të Australisë në vitin 2009, kur ai fitoi 450,000 dollarë australianë – 600 herë më shumë se paga mesatare vjetore çeçene – pasi kali i tij Mourilyan u rendit i treti në ngjarjen Spring Racing Carnival.

Disa ditë më herët ai u pa me forcat ushtarake të tij i mbathur me çizme “Prada” të cilat kushtojnë 2 mijë e 280 dollarë.