Luhatje të mëdha temperaturash, si të visheni sot
Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten në ultësirën perëndimore dhe ekstremin verior.

Pasditja dhe nata do të mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas- herëshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C verilindja në mëngjes deri në 17 °C jugperëndimi në mesditë.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim të ulët. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 08:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori