Lë pas Krujf dhe Koeman, ja kush u shpall holandezi me më shumë ndikim në botën e futbollit

Menaxheri Mino Rajola është shpallur holandezi me më shumë ndikim në botën e futbollit, sipas një votimi të zhvilluar nga revista “ Voetbal International”, duke lënë pas Johan Krujf dhe Ronald Koeman.

52 vjeçari, i lindur në Itali por që u rrit në Holandë, u shpreh tejet i emocionuar për faktin se tashmë konsiderohet një holandez dhe jo një italian. Ai gjithashtu u shpreh se kurrësesi nuk mund të krahasohet me Krujf.

“Nuk jam një ikonë si Krujf. Me idetë e tij ka ndryshuar futbollin dhe ndikimi i tij mbi 50 vjeçare vazhdon të jetë i pranishëm edhe pas vdekjes së tij.

Prandaj e gjitha kjo është e veçantë. Më bën të ndihem krenar. Ndihem mirë gjithashtu për faktin se tashmë konsiderohem një holandez dhe jo një italian,” deklaroi Rajola pas shpalljes së çmimit.


Shtuar 15.04.2020 16:58