Lugina e Preshevës, AK: Ku është fshehur Berisha i “Shqipërisë etnike”
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Në një prononcim për mediat, Maks Qoku u shpreh se AK kërkon të dijë se ku është fshehur kryeministri Berisha i cili trumbetoi një muaj më parë se do mbrojë Shqipërinë etnike nga Preveza në Preshevë.

"Këto zhvillime po ndodhin vetëm pak ditë përpara takimit të pritshëm midis dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, Daciç dhe Thaçi. Tensionet politike të përkeqësuara në Luginën e Preshevës dhe rezoluta famëkeqe e parlamentit serb për shndërrimin e veriut të Kosovës në “Republika Srpska” si në Bosnje, dëshmojnë qartë se politika dhe diplomacia serbe janë kthyer mbrapa drejt recidivave politike e diplomatike të kohës së Millosheviçit. AK apelon te autoritetet e Beogradit të jenë luajal me aktet juridike ndërkombëtare dhe ato vendore, që janë në të drejtë të popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, sepse do përballen me drejtësinë ndërkombëtare dhe mbarë kombin shqiptar ashtu sikundër janë përballur me humbje deri tani." u shpreh Qoku.

AK i beri thirrje qeverive në Tiranë dhe Kosovë që të ndërmarrin veprimet e veta politiko-diplomatike, bazuar në aktet juridike të lartpërmendura për të mbrojtur popullin shqiptar në Luginën e Preshevës, historinë, vlerat dhe kontributet e tij në trojet e veta etnike. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori