Lugina e Preshevës kërkon bashkimin me Kosovën
Albeu.com
Lugina e Preshevës, pranë Kosovës dhe vend i 45 mijë shqiptarëve etnikë, konsiderohet si një pikë e nxehtë, ku tensioni mund të shpërthejë nga momenti në moment nëse Kosovës i mohohet pavarësia.Një ish-lider i guerilasve shqiptarë në Luginën e Preshevës, bëri thirrje dje për bashkimin e kësaj province me Kosovës, duke hapur edhe një tjetër çështje delikate për diskutim para përcaktimit të statusit të Kosovës. Lugina e Preshevës, pranë Kosovës dhe vend i 45 mijë shqiptarëve etnikë, konsiderohet si një pikë e nxehtë, ku tensioni mund të shpërthejë nga momenti në moment nëse Kosovës i mohohet pavarësia. Jonuz Musliu, ish-lider politik i UÇPMB-së që luftoi kundër forcave serbe në vitet 2000-2001, brenda dhe përreth Preshevës, tha për një gazetë kosovare se shumë pak ka ndryshuar për shqiptarët që prej mbylljes së konfliktit në Kosovë. Ai bëri thirrje për krijimin e një këshilli kombëtar, që duhet të nisë sa më shpejt negociatat me qeverinë serbe për të bashkuar Bujanovcin dhe Preshevën me Kosovën. “Gjashtë vjet pas konfliktit, asgjë s’ka ndryshuar politikisht apo ekonomikisht për ne. Duam bashkim me Kosovën”, - tha Musliu, lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, për gazetën “Koha Ditore”. Lugina e Preshevës dhe kryengritja maqedonase në vitet 2000 dhe 2001, shihen si pasoja të konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, kur forcat serbe vranë 10.000 shqiptarë dhe dëbuan një milion të tjerë, në një përpjekje të pasuksesshme për të shtypur revoltën e ushtrisë guerilase kosovare. Tre muaj bombardime të NATO-s i dhanë fund konfliktit në Kosovë dhe sollën atje misionin e OKB-së. Diplomacia perëndimore e mbështetur nga NATO-ja, i dha fund kryengritjeve edhe në Preshevë dhe Maqedoni me premtimin për më shumë të drejta, por tensionet mbeten të larta. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 08/06/2007, ora 10:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori