Deputeti Adriatik Alimadhi ka kryer një tjetër test ndaj koronavirusit, i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ.
Alimadhi tashmë është gati të kthehet në shtëpi.
Kujtojmë se ai u shtrua në fund të muajit mars në Spitalin Infektiv, pasi
rezultoi i prekur me
Covid-19. Gjendja e tij u rëndua dhe
deputeti u vendos në oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Bashkëshortja e Alimadhit
rezultoi gjithashtu pozitive me
Covid-19, mirëpo ajo u izolua në shtëpi pasi shfaqi gjendje të mirë shëndetësore.
Shtuar më 21/04/2020,
ora 12:24