"Luftë" në PD, ish-deputetja i sulet Preç Zogajt: Pervers!
Ish-deputetja demokrate Albina Deda me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ashpër kundër kandidatit të PD-së, Preç Zogaj i cili deklaroi se PD më mirë të hynte në luftë më PS se sa në zgjedhje.

“Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog”-shkruan Albina Deda.

Deklarata e Dedes

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet. z.Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin. Kjo humbje ka thjesht targen tende Prec Zogaj!
Po ashtu prononcimi jot i sotem dekonspiron, se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD. Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali :”Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise”. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori