Një konflikt për zonat e
influencës mes shqiptarëve dhe marokenëve në
Frankfurt të Gjermanisë, ka çuar në një përleshje me thika.
Një 24-vjeçar shqiptar akuzohet se ka goditur me thikë një të ri maroken, duke e lënë të plagosur rëndë këtë të fundit.
Menjëherë pas sulmit
shqiptari është larguar, por ai është arrestuar nga policia në banjën e një lokali pranë qendrës së Frankfurtit.
Sipas policisë bëhet fjalë për një rivalitet mes bandave dhe zonave te
influencës.
Shtuar më 04/10/2017,
ora 15:58