Luftë mes bandash në Frankfurt, shqiptari godet me thikë marokenin (FOTO LAJM)

Një konflikt për zonat e influencës mes shqiptarëve dhe marokenëve në Frankfurt të Gjermanisë, ka çuar në një përleshje me thika.

Një 24-vjeçar shqiptar akuzohet se ka goditur me thikë një të ri maroken, duke e lënë të plagosur rëndë këtë të fundit.

Menjëherë pas sulmit shqiptari është larguar, por ai është arrestuar nga policia në banjën e një lokali pranë qendrës së Frankfurtit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një rivalitet mes bandave dhe zonave te influencës.
Shtuar më 04/10/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori