Ndoshta sytë po ju mashtrojnë: Ky nuk është një pyll, por një pemë

Natal është kryeqyteti i shtetit federal të Rio Grande do Norte në verilindje të Brazilit, dhe është regjistruar në botë si vendi ku rritet pema më e madhe e shqemit në botë.

Nëse shikoni një pemë nga ajri, do të duket sikur po shikoni të gjithë pyllin. Por bëhet fjalë vetëm për një pemë që mbulon rreth 8500 metra katrorë.

Pema më e madhe e shqemeve në botë është gjithashtu e regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness dhe njihet edhe si Cajueiro de Pirangi. Emrin e ka marrë nga plazhi më i famshëm në Natal-Piranga, i cili ndodhet në afërsi të tij, shkruan albeu.com.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ponta Negra Beach (@pontanegrabeach)


Kjo pemë tropikale me gjelbërim të përhershëm ka një brez prej rreth 500 metrash dhe zë një sipërfaqe prej rreth shtatëdhjetë pemë shqeme “normale”. Arsyeja për këtë janë anomalitë gjenetike. Domethënë, degët e pemëve rriten anash, dhe në momentin që prekin tokën, ato zhvillojnë rrënjë dhe fillojnë të rriten si një pemë më vete.

Supozohet se pema është mbjellë nga peshkatari Luiz Inacio de Oliveira qysh në vitin 1888, megjithëse shumë besojnë se për shkak të pamjes së saj mahnitëse, Cajueiro de Pirangia është një mijë vjeç. Përkundër viteve të fundit, pema është ende e frytshme dhe çdo vit rrit rreth 60,000 fruta. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2022 18:00