Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë Arrest me burg për 45 vjeçarin
Josif Kavaja.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar dje pasdite nën masa të rrepta sigurie
Josif Kavaja ka deklaruar përpara gjykatësit Taulant Tafa se nuk ka
probleme me shëndetin mendor por gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht
probleme.
Pavarësisht pretendimeve të 45-vjeçarit, Gjykatesi ka vendosur që ai ti nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.
Prokurori i çështjes Xhelian Saferi ka ngritur të paktën edhe dy akuza të tjera ndaj
Josif Kavajës ate te "Tentativë vrasjeje të
efektivave RENEA" dhe "Tentativë vrasje të
efektivave të policisë së shtetit".
Shtuar më 28/12/2020,
ora 16:40