FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Luftar Paja i çudit të gjithë, del kundër artistëve për Veliaj
Pëlqej
Aktori Luftar Paja ka habitur opinionin publik dhe vetë kolegët e tij kur në mbledhje për ndërtimin e teatrit të ri, doli kundër kolegëve duke i dalë në mbrojtje Veliajt.

Luftar Paja deklaroi se është pro ndërtimit të teatrit të ri.

Ndër të tjera ai sulmoi edhe aktorin e madh Robert Ndrenika kur deklaroi se nuk i takon artistit të merret me metrot e llaçin e teatrit.

"I respektoj të gjitha mendimet e kolegëve, - tha Paja, - por jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmsat që i takon një teatri nacional shqiptar.

Por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara: ka kush përgjigjet për llaçin e tullat, ka kush përgjigjet për betonin.

Ne si artistë duhet të bashkojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Ja e bëmë dhe Teatrin, por a kemi nëj Romeo dhe një Zhuljetë q ëtë demostrojë atje?

Kjo është nëj çikë e thellë mendoj unë e fillon që nga Universiteti i Arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë për të ardhur pastaj ëktu tek llaçi e tullat.

Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça, jo Shkodra. Teatri Kombëtar e ka emrin Kombëtar dhe aty duhet të vijnë ata jo që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë Teatrin Kombëtar.

Ndaj nuk duhet të lokalizohet, se Teatri ëhstë i gjtihë Shqipërisë. Ndaj të mos ofendojmë nejri tjetrin por ta respektojmë njeri tjetrin.

Të mos merremi me ato metro jo aq po kaq aty ka specialistë që duhet të merren me atë punë.”Në fjalën e Pajës ka ndërhyrë në fund një avokate nga shoqëria civile, të cilën Paja e ka ndërprerë me fjalët: “Nuk ka nevojë për avokat, se jam avokat vetë." /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori