Lufta Rama-Krasta, gazetari tregon a ndihet i zhgënjyer nga Kryeministri
Gazetari i njohur Adi Krasta i ftuar në “Neës 24” ka folur për deklaratat e Kryeministrit Rama i cili i ka quajtur mediat "kazan mediatik".

Ai e ka konsideruar Ramën , si një figurë në rënie dhe madje tha se nuk i komentonte figura të tilla.

Ndwrkohw gazetari nuk la pa përmendur edhe "luftën" e Ramës për të mbyllur një kanal televiziv.

“Unë marrëdhëniet i kam siç i kam pasur gjithnjë me kryeministrin. Kjo darkë më vjen gjithmonë si pyetje, por unë nuk kam dëgjuar asnjë koleg të pyesë kryeministrin. Nuk ka nevojë ta lexosh në një darkë një njeri por gjatë gjithë ditës.

Unë pëlqej të jem kundër gjithmonë. Unë mbështes gjithmonë opozitën, pa dilemë.

Nuk ju ka zhgënjyer paksa kryeministri?

Kryeministri për Agon Channel, bëri një deklaratë të fuqishme: Aty lahen para të pista.

Nëse kjo nuk del e vërtetë, gazetarët duhet ta pyesin: Cili është motivi që ai bëri një luftë për të mbyllur një stacion televiziv” tha Krasta.

Shtuar më 10/11/2017, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori