Lufta për të përjashtuar Ramën, Ruçi tregon vendimin
Pëlqej
Pas debateve të shumta sot në kuvend , gjërat përfunduar me kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike,të LSI-së dhe PR-së të cilët kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama nga punimet e parlamentit.

Por mesa duket kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka refuzuar këtë kërkesë sic edhe pritej.

Që në fillimet e seancës së orës 17:00 Ruçi komunikoi vendimin se nuk do të marrë për bazë kërkesën e opozitës.

“Pasi u depozitua drejt kryetarit të Kuvendit kërkesa nga 9 deputetë, për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Lidhur më këtë kam detyrimin të njoftoj seancën se pas konsultova me nenet 64, pika 1,2,3,4.5 me nëmin 65, pika 1,2,3 dhe pasi pashë të zbardhur procesverbalin e mbajtur gjatë seancës, nuk mund ta marr në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga kërkesat e rregullores të neneve 64 dhe 65.” /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori