Lufta ndaj krimit të organizuar, objektiv i agjencive të zbatimit të ligjit
Krimi i organizuar dhe trafiqet janë një fenomen fatkeqësisht gjithnjë prezent dhe me shkallën më të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të këtij viti të Komitetit për masat Kundër KrimitOrganizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit.

Kreu i qeverisë ka garantuar se kjo luftë mbetet objektivi më madhor dhe se duhet bërë gjithçka për sigurinë e jetës së qytetarëve.


“Komiteti ka për detyrë ndjekjen e zbatimit të strategjisë të luftës kundër krimit trafiqeve e terrorizmit, aktualisht hartimin dhe shqyrtimin e strategjisë së re si dhe një analizë të situatës aktuale. Për një shoqëri të lirë dhe për cdo vend, cështjet e sigurisë së qytetarëve, vendit janë më kryesoret, më kapitale. Në këtë kontekst, lufta kundër krimitorganizuar të të gjitha varianteve me epiqendër krimin ekonomik, trafiqet e terrorizmit është dhe mbetet në mënyrë më konstante objektivi më madhor i të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive të tjera që të garantojë jetën qytetarëve, rendin publik dhe atë kushtetues të vendit”- tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 15/01/2013, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori