Lufta ndaj kanabisit, Llalla: Pse përjashtohen prokurorët?
Pëlqej
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ditën e sotme ka reaguar në lidhje me mosthirrjen e prokurorëve në asgjësimin e sasive narkotike të kapura në vend.

“Prokurorët nuk përfshihen në procesin e asgjësimit të lëndëve narkotike. Kjo është një problematikë që e kemi diskutuar edhe më herët. Në të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjësohen në mënyrë të kundraligjshme, të fillojnë hetimet”, -tha Llalla në një aktivetet ku merrte pjese edhe ministri i Drejtesise, Petrit Vasili.

“Prokurorë të caktuar në shkelje të normave procedura kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e tyre. Kemi pasur një rast kur një prokuror në mënyrë të kundraligjshme kërkon pushimin e akuzave në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë me vëmendje të gjitha rastet”- përfundoi Llalla. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori