Lufta mes bandave në Elbasan, kush është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash
Ditën e djeshme një 39-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash në qytetin e Elbasanit.

Dyshimet e deritanishme është se bëhet fjalë për luftë bandash në Elbasan, për territorin dhe tregun e kokainës.

I riu u qëllua brenda mjetit të tij nga autorët ndërsa policia e ka identifikuar si Emiljano Ramazani.

39-vjeçari sipas policisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, si pasojë e plumbave që kishte marrë në trup.

Ai sapo kishte hipur në mjetin e tij, kur më pas iu afrua një makinë dhe qëlluan ndaj tij me breshëri arme.

Sipas uniformave blu, viktima Emiljano Ramazani kishte drekuar në një lokal në zonën kur ndodhi ngjarja dhe më pas kishte shkuar në makinën e tij për t’u larguar.

Por pa vënë re se persona të armatosur po e mbanin nën vëzhgim prej kohësh. Ramazani, sapo kishte hipur në mjetin e tij dhe po dilte në rrugën kryesore, është qëlluar me breshëri nga autorët, që dyshohet se ishin të maskuar. Sipas burimeve të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në mjet kanë qenë dy persona, njëri ka qëlluar, ndërsa tjetri drejtonte makinën.

Pas kësaj, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi për të djegur automjetin në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në një zonë të pyllëzuar.

Shtuar më 21/07/2020, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori