Ish-Presidenti Bujar Nishani përcillet për në banesën e fundit, Beniada merr pjesë në homazhe (FOTO LAJM)

Sot qeveria e ka shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani, për shkak të problemeve shëndetësore. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ndërkohë te presidenca po zhvillohen homazhet në nder të ish-Presidentit dhe e pranishme eshte edhe Beniada Nishani.

Trupi i pajetë i ish-presidentit mbërriti një ditë më parë në Tiranë. Ceremonia zyrtare e homazheve të organizohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Trupi i ish-presidentit do të shoqërohet nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë./albeu.com