Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë, në dt. 27.05.2015.
Vëllezërit
Markeljan dhe Klevi
Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasi Mentor
Lufi (
Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik
Sulku.
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në prill 2015 e më tej është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.
Në dhjetor 2014, shtetasi Mentor
Lufi (
Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen.
Shënjestra e atentatit,
Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik
Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve
Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.
Pas atentatit me pasojë plagosjen,
Lufi organizon nipat e tij,
Markeljan dhe Klevi
Doçi, për t’u hakmarrë. Në prill 2015, dy vëllezërit
Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Hollandës.
Nga veprimet hetimore të autoriteteve hollandeze, rezulton se Durim
Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga
Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi
Doçi, gjithashtu i armatosur.
Pas atentatit në Hollandë, vëllezërit
Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve hollandeze.
Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Hollandë, konkretisht pasditen e datës 27 Maj 2015, Mentor
Lufi, dy nipat e tij
Markeljan e Klevi
Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.
Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht: Mentor
Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit
Markeljan dhe Klevi
Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.
Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (
Doçi) dhe Gert Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë
Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.
Në momentin e goditjes me armë,
Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre. Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik
Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme tek vëllezërit
Markeljan dhe Klevi
Doçi.
Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe
Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik
Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit
Markeljan dhe Klevi
Doçi.
Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që së bashku me Besnik Sulkun, ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor
Lufi dhe Gerti Goxhaj.
Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur akuzat si vijon:
1.
Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim
Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik
Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.
2. Klejvi
Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim
Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave penale të “ Vrasjes me Paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor
Lufi (
Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2016,
ora 11:43